75 Mall Live Search
11:05 / E Premte, 31 Janar 2025 / k.v

Pas pak nis seanca për vrasjen e Liridonës, familja e saj futet në gjykatë

Pas pak në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Një seancë e tillë ishte paraparë të mbahej më 27 janar, por u ndërpre pak pasi nisi për shkak se avokatët e dy të akuzuarve thanë se nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.

Ata thanë se duke mos pasur shkresat e nevojshme, nuk mund të këshillojnë klientët e tyre si të deklarohen për aktakuzën. Gjyqtarja u kërkoi që në seancën e 31 janarit, ekipet mbrojtëse të jenë të përgatitura.

Tani në sallën e gjyqit është futur familja e Liridona Ademajt, ndërsa pas pak do të futen edhe të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.