75 Mall Live Search
13:08 / E Premte, 31 Janar 2025 / G T

Historike/ Rita Zeqiri femra e parë që udhëheq një federatë sportive në Kosovë

Rita Zeqiri është emëruar presidente e Federatës së Notit të Kosovës pasi sot u mbajt kuvendi zgjedhor.

Ajo është bërë femra e parë në Kosovë që udhëheq një federatë sportive, shkruan Indeksonline

“Me nderin më të madh, marrë detyrën si presidente e Federatës së Notit të Kosovës – duke u bërë femra e parë që udhëheq një federatë sportive. Ju falemnderit të gjithve për urimet, mbështetjën dhe entuziazmin e treguar në këtë proces”, ka shkruar Rita Zeqiri në rrjetet sociale

Kujtojmë se Zeqiri në të kaluarën ishte notare e suksesshme, ku kishte arritur rezultate të mira për Kosovën./Indeksonline/