75 Mall Live Search
14:20 / E Premte, 31 Janar 2025 / L K

Guardiola e komenton shortin ndaj Realit: Po shëndrrohet në një derbi

Pep Guardiola, ka thënë se ndeshja ndaj Real Madridit tashmë është shëndrruar në një derbi.

“Për vitin e katërt rresht kemi të njëjtën fat. Ndeshjet me Real Madridin tashmë janë kthyer në derbi. Shpresoj të kemi paraqitje të mirë në shtëpi e më pas në Madrid ta japim më të mirën e mundshme”, ka deklaruar Guardiola.