75 Mall Live Search
20:28 / E Premte, 31 Janar 2025 / FR

Suhareka në këmbë për Lumir Abdixhikun dhe Ardian Shalën

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Ardian Shala ka marrë mbështetje të madhe në Therandë.

Shala, përmes një postimi në facebook është shprehur se fitorja LDK-së dhe e Kosovës u vulos sot pikërisht këtu në Therandë.

“Sa e bukur sot duket Theranda tamam si në kohën e Ibrahim Rugovës e të Ukë Bytyçit

Kushtrimi i djathtë u dha edhe në  Therandë.

Fitorja LDK-së dhe e Kosovës u vulos sot pikërisht këtu në Therandë!”, ka shkruar Shala.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ardian Shala kandidon më numër 23./Indeksonline/