75 Mall Live Search
21:16 / E Premte, 31 Janar 2025 / FR

Artan Nimani: Me këtë frymë, Gjakova do të dëshmojë edhe një herë mbështetjen për koalicionin fitues

Kandidati për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Artan Nimani, ka marrë mbështetje të madhe në Gjakovë.

Nimani, përmes një postimi në facebook është shprehur se me këtë frymë, më 9 shkurt, Gjakova do të dëshmojë edhe një herë mbështetjen për koalicionin fitues.

Ndërsa theksoi se është i përkushtuar të punoj për përmirësimin e jetës në Gjakovë dhe në mbarë Kosovën, duke sjellë zgjidhje për sfidat me të cilat përballemi çdo ditë.

“Nëndega e parë e Gjakovës ka qenë gjithmonë simbol i qëndresës dhe vizionit për një të ardhme më të mirë.

Me këtë frymë, më 9 shkurt, Gjakova do të dëshmojë edhe një herë mbështetjen për koalicionin fitues, duke garantuar progresin dhe forcimin e Kosovës në rrugën drejt NATO-s.

Unë me nr. 25 dhe lista fituese e kandidatve nga Gjakova janë zëri juaj për ndryshimin që të gjithë kërkojmë.

Jam i përkushtuar të punoj për përmirësimin e jetës në Gjakovë dhe në mbarë Kosovën, duke sjellë zgjidhje për sfidat me të cilat përballemi çdo ditë.

Fitorja e koalicionit tonë është fitore për të gjithë-për popullin, për të ardhmen dhe për një Kosovë më të fortë. Më 9 shkurt, të bashkuar, ne do ta çojmë vendin tonë drejt suksesit dhe përparimit’, ka shkruar Nimani.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Artan Nimani kandidon me numër 25./Indeksonline/

Kur Gjakova u rreshtua me 137, erdhi liria – 9 shkurt, dita e fitores për Kosovën! Nëndega e parë e Gjakovës ka qenë…

Posted by Artan Nimani on Friday, January 31, 2025