109-shi i PDK-së, Bekim Haxhiu merr mbështetje të madhe në Vushtrri

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka marrë mbështetje të madhe në Vushtrri.
Hamza, përmes një postimi në facebook është shprehur se rrugëtimi ynë i përbashkët gjatë luftës dhe pas saj do të kulmojë me fitoren e PDK-së më 9 shkurt, për ta hapur perspektivën për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ndërsa falendëroj të gjitha për mbështetjen e vazhdueshme tash e disa mandate si deputet.
“Sonte në Vushtrri mbajta një takim fantastik me mbështetësit e PDK-së dhe Bedri Hamzës.
Ju jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që më keni dhënë tash e disa mandate si deputet.
Rrugëtimi ynë i përbashkët gjatë luftës dhe pas saj do të kulmojë me fitoren e PDK-së më 9 shkurt, për ta hapur perspektivën për të gjithë qytetarët e Kosovës.”, ka shkruar Haxhiu.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bekim Haxhiu kandidon me numër 109./Indeksonline/