75 Mall Live Search
12:32 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / FR

Nimani takohet me Shoqatën e të Verbërve në Gjakovë:Për një Kosovë më të gjithëpërfshirshme dhe të barabartë

Kandidati për deputet nga Koalicioni AAK-Nisma, Artan Nimani, ka zhvilluar një takim të veçantë dhe emocionues me Shoqatën e të Verbërve të Gjakovës, ku u diskutuan hapur sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara. Gjatë bisedës, Nimani theksoi se barazia dhe përfshirja nuk duhet të mbeten thjesht fjalë, por të kthehen në veprime konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për këtë grup shoqëror.

“Takim emocionues me Shoqatën e të Verbërve të Gjakovës – Bashkë për një Kosovë më gjithëpërfshirëse!” shkroi Nimani në postimin e tij.

Një prej nismave më të rëndësishme që Nimani dhe Koalicioni AAK-Nisma kanë ndërmarrë është botimi i programit të partisë në alfabetin Braille, duke demonstruar angazhimin për të siguruar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. “Voto 137, voto Nr. 25 – për një Kosovë që kujdeset për secilin qytetar të saj!” përfundon ai.