Zafir Berisha viziton bizneset në Suharekë: Emigrimi i fuqisë puntore po kthehet në një shqetësim të madh

Dy kandidatët për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Zafir Berisha dhe Samir Bytyqi gjatë ditës së sotme kanë vizituar disa biznese në Suharekë, që kanë pasur hasur në probleme këto vitet e fundit.
Berisha, përmes një postimi në facebook është shprehur se emigrimi i fuqisë puntore po kthehet në një shqetësim të madh për bizneset në Suharekë dhe kudo në Kosovë.
Ndërsa theksoi se investimi në trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm të stafit mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës dhe produktivitetit të ekipit në bizneset e vogla dhe të mesme.
“Bashkë me kantidatin e Kosovës Fituese 137 z.Samir Bytyqi në Suharekë vizituam biznese që po përballohen me probleme të mëdha viteve të fundit.
Emigrimi i fuqisë puntore po kthehet në një shqetësim të madh për bizneset në Suharekë dhe kudo në Kpsovë, që si asnjëherë tjetër po ankohen, jo vetëm për mungesën e fuqisë punëtore, por edhe për mos mbështetje nga qeveria në ikje.
Investimi në trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm të stafit mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës dhe produktivitetit të ekipit në bizneset e vogla dhe të mesme”, ka shkruar Berisha.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Zafir Berisha kandidon me numër 14./Indeksonline/