Vrasje në tentativë në Gjakovë, Policia jep detaje

Një person është therrur me thikë, ditën e sotme në Gjakovë, përkatëshisht në rrugën Yll Morina.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se nga kjo ngjarje, një person është dërguar për trajtim mjekësor, kurse tjetri është arrestuar.
Rasti është inicuar si ”Vrasje në tentativë”
”Rreth orës 10:25 viktima mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga i dyshuari po ashtu i moshës madhore (dyshohet me mjet të mprehtë) në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe është arrestuar një i dyshuar. Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “vrasje në tentativë”. tha Elezaj për IndeksOnline.