Smajl Latifi darkon me disa Veteranë të UÇK-së nga Rahoveci: Bashkë do të ecim përpara, ashtu si dikur

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Smajl Latifi (16), ka darkuar me disa nga Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë nga Rahoveci, ku i ka cilësuar si burra të idealit e që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Latifi i ka falenderuar për kontributin e tyre të madh në luftën e Kosovës, ku ka thënë se lufta e UÇK-së është themeli i shtetit tonë e veteranët janë dëshmia e përkushtimit të madh.
”Përjetësisht mirënjohës për kontributin tuaj të madh, për guximin dhe vendosmërinë që keni treguar në ditët më të lavdishme të historisë sonë. Lufta e UÇK-së është themeli i shtetit tonë, dhe ju jeni dëshmi e gjallë e atij përkushtimi të madh.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin! Besimi dhe përkrahja juaj janë forca jonë për të vazhduar betejën për një shtet më të fortë, më të drejtë dhe më dinjitoz. Bashkë do të ecim përpara, ashtu si dikur, me qëllime të qarta dhe me idealin e luftës gjithmonë në zemër!”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë: