75 Mall Live Search
10:10 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Hyseni merr mbështetje nga familja Kuleta në Tërrnavë dhe në lagjen Pireva në Lupç

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherit kandidat për deputet, Ekrem Hyseni, me numër 16, gjatë ditës së djeshme ka pasur një sërë takimesh gjithandej Llapit e Gollakut.

Hyseni, mbrëmjen e ka përmbyllur me pritjen që i është bërë në familjen Kuleta në Tërrnavë dhe në lagjen Pireva në Lupç.

Sipas Hysenit, kjo përkrahje dhe kjo vendosmëri që po gjejmë gjithandej në familjet, në lagjet e fshatrat e komunës sonë është frymëzimi më i fuqishëm drejt 9 shkurtit!

“Jemi bërë bashkë, jemi bërë një për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë dhe gjithandej Republikës!”, ka shkruar Hyseni.

Ai tutje ka thënë se pas një dite plotë angazhim, përkrahje e mobilizim, nuk kishte më mirë si të përmbyllej kjo ditë përveçse me mikpritjen e ngrohtë që gjetëm në lagjen Pireva, në Lupç.

“Vërtetë, nder i madh! Vërtetë, ju bëni krenar secilin! Këto janë familjet Llapjane! Ky është Llapi ynë!”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka pohuar se sa më afër 9 shkurtit, aq më afër ndryshimit, duke shtuar se, ky ndryshim është vullnet e përcaktim qytetar.

Në fund, Ekrem Hyseni ka falënderuar secilën familje, secilën lagje e secilin qytetar të Llapit e Gollakut për këtë përkrahje të fuqishme.