Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Deçani do të jetë xhevahiri i turizmit malor.
“Është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore. Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit. Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e Shtetit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të filluar biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit.