75 Mall Live Search
20:10 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / FR

Vetaksident me fatalitet në Pejë, policia jep detaje

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungur të Pejës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se shoferi i veturës ka ndërruar jetë.

Rugova, shtoi se vdekjen e të aksidentuarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti  shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova./Indeksonline/