75 Mall Live Search
20:59 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / FR

Valon Grabovci merr mbështetje të madhe në fshatrat e Istogut

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Valon Grabovci, ka marrë mbeshtetje në Vrellë dhe Shushicë të Istogut bashkë me kryetarin e PDK-së z. Memli Krasniqi.

Grabovci, përmes një postimi në facebook është shprehur se të gjithë njëzëri bësojnë se Kosova mundet #MaMirë.

“Sonte në Vrellë dhe Shushicë të Istogut bashkë me kryetarin e PDK-së z. Memli Krasniqi, kryetarin e degës z. Ali Nimanaj, kandidatin, bashkëluftëtarin dhe shokun tim Shasivar Haxhijaj morëm mbështetje të sinqert për kandidatin tonë për kryeministër Bedri Hamza, të gjithë njëzëri se Kosova mundet #MaMirë”, ka shkruar Grabovci.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Valon Grabovci, kandidon me numër 55./Indeksonline/