75 Mall Live Search
22:48 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / FR

Ardian Olluri në Magure dhe Zllakuqan: Mbështetja për vizionin e LDK-së u dëshmua fuqishëm

Kandidati për deputet në radhët e LDK-sëm Ardian Olluri, ka marrë mbështetje të madhë në fshatrat Magurë dhe Zllakuqan.

Olluri, përmes një postimi në facebook është shprehur se diskutimet u përqendruan në projekte të rëndësishme që do të sjellin zhvillim dhe përparim për komunitetin, me synimin për të përmirësuar jetën e çdo banori.

“Faleminderit banorëve të fshatit Magure dhe Zllakuqan për takimet e jashtëzakonshëm, ku mbështetja për vizionin e LDK-së u dëshmua fuqishëm. Diskutimet u përqendruan në projekte të rëndësishme që do të sjellin zhvillim dhe përparim për komunitetin, me synimin për të përmirësuar jetën e çdo banori.

Mirënjohës për mikpritjen dhe përkrahjen tuaj!”, ka shkruar Olluri.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ardian Olluri kandidon me numër 58./Indeksonline/