Sot Manchester City pritet të bëjë edhe një blerje multimilionëshe

Manchester City pritet të përmbyllë afatin kalimtar me një tjetër blerje të shtrenjtë.
Pasi ka shpenzuar afro 150 milionë euro në afatin kalimtar, Pep Guardiola pritet të kompletojë blerjet me afrimin e mesfushorit Nico nga Porto.

Ish-lojtari i Barcelonës do t’i kushtojë 60 milionë euro skuadrës angleze.
City po mendon të paguajë 60 milionët që Porto kërkon për Nicon, nga të cilat Barça ka 40% të fitimeve kapitale.
Nico pritet të jetë zëvëndësim i Rodrit që me shumë gjasë sezoni për të ka mbaruar./Indeksonline/