75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / L A

Napoli gati të arrijë marrëveshjen me sulmuesin e Milanit

Napoli është afër të sigurojë shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar të Milanit.

Bëhet fjalë për zvicerianin Noah Okafor, i cili pritet t’i bashkohet liderëve të Serie A-së pikërisht sot në ditën e fundit të këtij afati kalimtar.

“Napolitanët”, paguajtën rreth 2 milionë euro për huazimin e tij dhe do ta ketë opsionin e blerjes në fund të sezonit, me Okafor i cili ka pranuar marrëveshjen.

Okafor, në fillim ju kishte bashkuar skuadrës së RB Leipzigut, mirëpo nuk u finalizua kjo lëvizje pas dështimit të testeve mjekësore të yllit zvicerian./IndeksOnline/