Ujë i nxehtë apo i ftohtë? Shumë njerëz e lajnë fytyrën gabimisht!

Ka shumë supozime nëse duhet të lani fytyrën në mëngjes me ujë të ftohtë apo të nxehtë. Një dermatologe profesioniste, Malte Schmelter e ka shpjeguar në detaje këtë dilemë.
Nëse pastroni fytyrën me ujë të nxehtë, atëherë fytyra juaj mund të ketë njolla të thata dhe mund të acarohet.
Edhe ujë i ftohtë nuk preferohet ngase ngushton enët e gjakut të lëkurës për një kohë të shkurtër.
Doktoresha sygjeron që për pastrimin e fytyrës në mëngjes gjithmonë duhet të përdorni ujë të vakët për të hidratuar lëkurën tuaj. Nëse dëshironi që poret tuaja të duken më të vogla përgjithmonë, pastrimi i rregullt është gjëja më e rëndësishme, sygjeron ajo./Indeksonline/