Një gru në Elbasan godet një 25-vjeçare me lopatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 57-vjeçare ka goditur me lopatë një 25-vjeçare.
Përmes një njoftimi policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që 57-vjeçarja është proceduar penalisht, raporton A2CNN-i.
25-vjeçarja mori mjekim pas dëmtimeve dhe është jashtë rrezikut për jetën raporton policia, shkruan A2 CNN-i.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Indeksonline/