Kodra e Trimave në “këmbë” për Mefin, qindra qytetarë i japin përkrahje

Lëvizja Vetëvendosje sot tuboi qindra përkrahës në Kodrën e Trimave.
Përpara qytetarëve u prezantuan plane e projekte për të ardhmen, shkruan IndeksOnline.
Me duartrokitje e në këmbë u prit edhe kandidati për deputet, Mefail Bajqinovci, i cili në fjalën e tij tha se Kodra e Trimave është me Albin Kurtin.
“Palestra e shkollës fillore “Asim Vokshi” ishte e vogël për qytetarët e shumtë që u mblodhën sonte për të dëshmuar mbështetjen e tyre të madhe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti! Entuziazmi, vendosmëria dhe mobilizimi i pandalshëm po tregojnë se fitorja më 9 shkurt do të jetë e madhe!” u shpreh ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bajqinovci bartë numrin 48 në listën e LVV-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kodra e Trimave është me Albin Kurtin!
Palestra e shkollës fillore “Asim Vokshi” ishte e vogël për qytetarët e shumtë që u mblodhën sonte për të dëshmuar mbështetjen e tyre të madhe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti!
Entuziazmi, vendosmëria dhe mobilizimi i pandalshëm po tregojnë se fitorja më 9 shkurt do të jetë e madhe!
Lëvizja 118
Albin Kurti 1
Mefail Bajqinovci 48