Jhon Duran kërkon të jetojë jashtë Arabisë, arsyeja është e dashura e tij dhe ligji arab

Futbollisti Jhon Duran u transferua te Al Nassr nga Aston Villa për një shifër rekord prej 77 milionë eurove.
21-vjeçari nga Kolumbia ka paraqitur një kërkesë interesante te drejtuesit e klubit nga Arabia Saudite, shkruan Indeksonline
Ai ka kërkuar që të jetojë jashtë Arabisë, pra në shtetin e Bahrainit.

Këtë vendim lojtari e ka marrë për shkak të së dashurës së tij. Ai dëshiron të jetojë me të dhe në Arabi kjo nuk lejohet derisa ata të martohen.
Kështu, Duran pritet që të udhëtojë me aeroplan çdo ditë deri në 500 kilometra nga shteti i Bahrainit në Arabi.
Kujtojmë se lojtari nga Kolumbia ka debutuar menjëherë me fanellën e Al Nassr në ndeshjen e AFC Champions League./Indeksonline/
🏡🇨🇴🇧🇭 Jhon Duran asked Al-Nassr to live in BAHRAIN, a neighbouring country of Saudi Arabia, almost 500 KILOMETERS from the training centre.
— Football Factly (@FootballFactly) February 4, 2025
⛔️ The reason? He wants to be with his GIRLFRIEND and in Saudi Arabia couples MUST BE LEGALLY MARRIED to share a home, under Islamic law.… pic.twitter.com/28lLHcT9fE