75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / L K

Policia e shpall në kërkim këtë person, dyshohet se falsifikoi dokumente

Njësi për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjen e tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 dhe 045321646./Indeksonline/