75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / G T

Brajan Gruda tregon kuptimin e mbiemrit të tij: Është i vjetër nga Shqipëria

Futbollisti shqiptar i Brightonit, Brajan Gruda, gjatë një intervistë për podcastin e klubit anglez tregoi se nga vjen mbiemri i tij.

Gruda tregon edhe për mesazhet që i merr për t’iu bashkuar Komëbtares së Shqipërisë, shkruan Indeksonline

Ndërkohë, lojtari i klubit të Premier League thotë se ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare ta përfaqësoj.

“Mbiemri im është një emër i vjetër dhe i njohur në veri të Shqipërisë.

“Tifozët shqiptarë më njohin dhe duan që unë të luaj për Shqipërinë. Ata më shkruajnë mua dhe prindërve të mi për këtë. Nuk kam vendosur ende.

“Për kë preferoj të luaj? Nuk dua ta them”, u shpreh Gruda

Gruda u transferua te Brightoni nga Mainzi për 31 milionë euro. Ai ka bërë vetëm një asist me fanellën e klubit anglez./Indeksonline/