Jep përgjigjen drejtori sportiv i Napolit se pse dështoi transferimi i Garnachos

Napoli ka dështuar të gjente një zëvëndësim për Khvicha Kvaratskhelian.
Gjeorgjiani, ishte larguar drejt PSG-së duke lënë një boshllëk në pozicionin e tij.
Liderët e Series A-së, kishin hedhur sytë nga Anglia, ku u interesuan për argjentinasin, Alejandro Garnacho.
🚨🇦🇷 Napoli director Manna: “We made an important bid to Manchester United for Garnacho. We really wanted him”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 5, 2025
“We weren’t able to agree on personal terms with Alejandro, he requested an important salary to leave in January and we must respect our players”. pic.twitter.com/kowTaKYFQ7
Mirëpo transferimi i tij dështoi dhe Garnacho mbeti tek Unitedi, ku për këtë foli edhe drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna.
“Ne i bëmë një ofertë të rëndësishme Manchester Unitedi për Garnachon. Ne e donim vërtet atë”. “Ne nuk ishim në gjendje të biem dakord për kushtet personale me Alejandro, ai kërkoi një pagë të rëndësishme për t’u larguar në janar dhe ne duhet të respektojmë lojtarët tanë”, u shpreh Manna./IndeksOnline/