Flick: Szczesny është portieri ynë i parë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
Barcelona e tij, do të përballet në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit ndaj Valencias.
Flick, madje u pyet për opsionet e tij të portës duke konfirmuar numrin një të portës.
“Szczesny është portieri ynë i parë tani, është konfirmuar”. Nuk ka të bëjë vetëm me Iñaki ose Szczesny, por me të gjithë ekipin dhe ne gjithmonë marrim vendime që janë në interesin më të mirë të ekipit dhe kjo është qasja që unë dua të ndjek”, u shpreh Flick.
Ndeshja mes këtyre gjigantëve spanjollë, do të zhvillohet nesër në “Mestalla”, në orën 21:30./IndeksOnline/