75 Mall Live Search
15:16 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / L A

Endricku dhe Real Madridi refuzuan skuadrën e njohur të Premier League

Sulmuesi brazilian, Endrick nuk ka shumë kohë te Real Madridi, por megjithatë kërkohet nga një sërë skuadrash.

Braziliani kishte një ofertë nga Premier League gjatë afatit kalimtar dimëror të mbyllur së fundmi.

West Ham e donte atë, por u refuzua si nga Real Madridi ashtu edhe nga vetë lojtari, i cili është i vendosur të qëndrojë në Santiago Bernabeu dhe të provojë veten.

Vetë lojtari është i vetëdijshëm se sezoni i tij debutues nuk mund të ishte i lehtë.Endrick ka vetëm 318 minuta lojë, në të cilat ka shënuar katër herë.

Megjithatë, ai përdori rastin e Vinicius Junior si motivim, ku gjithashtu pati një fillim të vështirë, por u bë një figurë kyçe dhe madje kandidat për Topin e Artë.