75 Mall Live Search
18:40 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / Z S

Veri: Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës në pjesën veriore të vendit ka arrestuar një përson.

Kjo pasi që me datën 5 shkurt Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dhunës fizike të raportuar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, ku një person i dyshuar, M.S. 35 vjeq,  kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në vendin ku ndodhej e mitura (vajza e tij) dhe e kishte sulmuar fizikisht atë.

Në përpjekje për ta mbrojtur të miturën, kishte ndërhyrë edhe personi tjetër (i dashuri), i cili gjithashtu ishte sulmuar nga i dyshuari, duke u goditur me grusht në fytyrë.

 Lidhur me rastin, e mitura ka pranuar tretman mjekësor.

Njësia për dhunë në familje ka intervistuar palët dhe ka kontaktuar Prokurorët e Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të Mitur.

Në bazë të udhëzimeve të tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.