75 Mall Live Search
23:01 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Real Madridi me fat ndaj Leganesit, shënon fitore në sekondat e fundit dhe prek gjysëmfinalen

Real Madrid ka kaluar në gjysëmfinale të Copa del Ray, pasi shënuan fitore ndaj Leganesit, me rezultat 2-3.

”Mbretërit” nuk e kishin edhe aq të lehtë, pasi goli i fitores erdhi disa sekonda para fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Luka Modric hapi serin e golave në minutën e 18-të.

Shtatë minuta më vonë, Endrick dyfishoi rezultatin e Realit.

Por në pjesën e parë u shënua një tjetër gol, kësaj radhe nga Leganes.

Juan Cruz u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 39-të.

Sulmuesi spanjoll nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe njëherë, në minutën e 59-të, duke barazuar shifrat në 2-2.

Shpëtimtari i Realit në këtë ndeshje ishte talenti 20-vjeçar,Gonzalo Garcia, cili shënoi golin më të rëndësishëm deri më tani në karrieren e tij, në minutën e 90+3./IndeksOnline/