Leverkuseni i Granit Xhakës drejt mbrojtjes së titullit të Kupës së Gjermanisë, prek gjysëmfinalen

Bayer Leverkusen po shkon me hapa të sigurt drejt mbrojtjes së titullit në Kupën e Gjermanisë.
Skuadra ku luan edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka, ka kaluar në gjysëmfinale, pasi shënoi fitore ndaj skuadrës së Koln, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 2-2, ndërsa Leverkusen e arriti fitoren pas extra-time.
Madje skuadra e drejtuar nga Xavi Alonso bëri mrekullinë, pasi arriti ta përmbyste rezultatin nga 0-2 në 3-2.
Damion Downs i dha epërsinë Kolnit në 45+10, ndërsa Linton Maina shënoi golin e dytë në minutën e 54-të.
Leverkusen nuk u dorëzua nga disavantazhi prej dy gola dhe këtë e arritën me shumë sukses.
Patrik Schick ngushtoi rezultatin në minutën e 61-të, ndërsa sulmuesi çek shënoi edhe golin e barazimit në 90+6, duke e çuar ndeshjen në extra-time.
Golin e fitores për Leverkusenin, e shënoi Victor Boniface në minutën e 98-të./IndeksOnline/