Kërkohen dy të rinj në Gjakovë, dyshohen për tentativë vrasjeje të një personi

Policia në Gjakovë ka shpallur në kërkim dy të dyshuar, për një rast të vrasjes në tentativë.
Simon Tahiri, 25-vjeçar, dhe Enrik Berisha, 26-vjeçar, po kërkohen për vrasje në tentativë, më 20 janar.
Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve, duke ftuar qytetarët që, nëse kanë informacion rreth vendndodhjes së tyre, të kontaktojnë menjëherë policinë.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, po vazhdon hetimet intensive lidhur me një rast të vrasjes në tentativë, i cili është raportuar, më 20.01.2025. Gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, mirëpo, pavarësisht përpjekjeve operative dhe hetimore, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tyre.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Policia e Kosovës, bën publike fotografitë e personave të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Të dyshuarit janë:
· Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë dhe
· Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë.
Policia e Kosovës fton qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, të njoftojnë menjëherë policinë përmes stacionit më të afërt policor ose duke kontaktuar në numrat 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).
Çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.
