KQZ-ja shtyn afatin për regjistrim për votim për personat me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shtyrë afatin për regjistrim për votimin e personave me nevoja të veçanta në Kosovë.
Afati për regjistrim është shtyrë deri më 06.02.2025, në orën 24:00.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se është shtyrë afati për regjistrim për votim për personat me nevoja të veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 24:00”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës mbahen, më 09.02.2025.
Fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka filluar zyrtarisht, më 11.01.2025.
Për këto Zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban, që nga shpallja e pavarësisë, më 17.02.2008.