75 Mall Live Search
14:09 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / k.v

Haxhiu fton qytetarët në tubimin e tij elektoral në Drenas, prezanton vizionin e tij për të ardhmen si kandidat për deputet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ftuar për të premten qytetarët që t’i bashkohen tubimit të tij elektoral në Drenas. Ai ka thënë se do ta prezantojë vizionin e tij për të ardhmen si kandidat për deputet.

Në këtë tubim, Haxhiu do ta prezantojë edhe programin e PDK-së dhe “për zhvillimin dhe fuqizimin e vendit”.

“Ju ftoj të merrni pjesë në tubimin tim elektoral në Drenas, që do të mbahet të premten, më 7 shkurt 2025, duke filluar nga ora 20:00, te “Hajdini Comerc”, kati 2, afër City Grill – Drenas. Gjatë këtij takimi, do të prezantoj programin zgjedhor dhe vizionin tim për të ardhmen si kandidat për deputet. Po ashtu, do të prezantoj programin e PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza, për zhvillimin dhe fuqizimin e vendit. Ju mirëpres, së bashku me familjarët dhe miqtë tuaj!”, ka shkruar Haxhiu.