Kurtan Kajtazi: Familjarët dhe të afërmit janë shtyllë e fuqishme e rrugëtimit politik

Kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Kurtan Kajtazi, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë nga familjarët dhe të afërmit e tij, të cilët, sipas tij, janë shtyllë e fuqishme në rrugëtimin e tij politik.
Në një postim në rrjetet sociale, Kajtazi ka ndarë momentin e takimit me dajët e tij nga Dubovci, si dhe me familjarë të tjerë, duke theksuar rëndësinë e këtij mbështetjeje. Ai e vlerëson besimin e dhënë nga ata, të cilët janë shndërruar në një forcë të fuqishme mbështetëse gjatë gjithë këtij udhëtimi.
“Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për secilin nga ju për besimin dhe mbështetjen në vazhdimësi”, ka shkruar Kajtazi, duke nënvizuar se 9 shkurti është një ditë e rëndësishme, jo vetëm për të, por për gjithë qytetarët e Kosovës. Ai beson se kjo datë do të shënojë fitoren e përbashkët për një Kosovë më të mirë.