75 Mall Live Search
22:07 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / H F

Nënë e djalë, bashkëbisedim kaq i veçantë/ Shkurta Fejza kërkon votën për Arbërin (Video)

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka shpërndarë në rrjetet sociale një bashkëbisedim të veçantë me djalin e saj, Arbërin.

Përmes këtij bashkëbisedimi Arbëri ka treguar arsyet se pse është angazhuar në politike dhe kandidimin e tij për deputet nga radhët e PDK-së, transmeton IndeksOnline.

Statusi i saj i plotë:

Të dashur miq,

Ju ftoj të ndiqni një bisedë shumë të veçantë dhe personale mes meje dhe Arbërit, ku do të flasim hapur për vendimin e tij për t’u angazhuar në politikë dhe për rrugëtimin e tij me Partinë Demokratike të Kosovës. Një rrëfim i sinqertë mbi arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë hap, sfidat me të cilat përballet dhe vizionin e tij për të ardhmen.