75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / L K

Abdixhiku: Një falënderim publik për Albinën, gruan time që është shtyllë që më mban fort

Në fundin e fushatës elektorale, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar bashkëshorten e tij, Albinën për përkrahjen e dhënë.

Kreu i LDK-së e ka quajtur Albinën si shtyllë të fuqishme në këtë rrugëtim.

“Një falënderim publik për Albinën, gruan time, dhe mbështetjen e palëkundur që ajo më dha në gjithë këtë fushatë. Shoqërimi i saj në pothuajse çdo tubim e takim, bashkë me këshillat e vazhdueshme në këtë periudhë plot dinamizëm, ishin vërtetë vlerë për mua!
Përtej përvojës së re për ne të dy, prezenca e saj krah meje në këtë fushatë, ishte shtyllë që më mbante fort. Prandaj, të falëminderit”, shkruan Lumiri në postim./Indeksonline/