75 Mall Live Search
17:19 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / FR

Dy ditë para zgjedhjeve, Mefi bën fushatë edhe në Shkup

Kandidati për deputet në radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetarët dhe deputetët në Shkup.

Bajqinovci, përmes një postimi në facebook është shprehur së VV-ja është për vazhdimin e qeverisjes së mirë dhe ndryshimeve të mëdha.

Ndërsa theksoi se fitorja është afër.

“Vizitë në Shkup me deputetë dhe qytetarë ishte një tjetër dëshmi e përkrahjes së madhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lëvizja 118✅– për vazhdimin e qeverisjes së mirë dhe ndryshimeve të mëdha.

Mefail Bajqinovci 48✅– për përfaqësim të denjë dhe të fuqishëm në Kuvend!

Fitorja është afër!”, ka shkruar Bajqinovci.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Mefail Bajqinovci, kandidon me numër 48./Indeksonline/