Juventusi mposht në udhëtim Comon, Kolo Muani përsëri vendimtar

Juventusi ka marr tre pikë të reja në Serie A.
Bardehzinjtë shënuan fitore në udhëtim ndaj Comos, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.
Të dy golat për Juventusin i shënoi sulmuesi i sapo ardhur, Randal Kolo Muani.
Sulmuesi francez fillimisht shënoi në minutën e 34-të.
Assane Diao barazoi shifrat në 45+1 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-1.
Muani ishte heroi i Juventusit, pasi shënoi golin e fitores në minutën e 89-të, pasi u tregua i sakt nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 43 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në tabelë.
Në anen tjetër, Como renditet në vendin e 15-të, me 22 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/