75 Mall Live Search
09:38 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Goli i Maguire nga offside e kualifikoi Manchester United në raundin tjetër të Fa Cup, ja pse nuk u shikua VAR

Manchester United kaloi mbrëmë në 1/8 e finales së FA Cup, pasi mposhhti Leicester Cityn, me rezultat 2-1.

Ishte një gol nga Harry Maguire në minutën 90+3 që i siguroi fitoren ”Djajve të kuq”, e që pati polemika të mëdha, shrkuan IndeksOnline.

Mbrojtësi anglez ishte në pozitë jashtë loje në momentin e harkimit të Bruno Fernandesm ku edhe shënoi golin e fitore.

Por të gjithë u habitën se përse nuk u shikua VAR në këtë ndeshje.

Më parë në FA Cup, VAR përdorej në raundet e tretë dhe të katërt vetëm nëse ndeshja luhej në një stadium të Premier League.

Megjithatë, para sezonit 2024/25, rregullorja u ndryshua dhe VAR do të përdoret vetëm nga raundi i pestë e tutje.

Pse VAR nuk u përdor në ndeshjen Manchester United vs Leicester City?

Sipas raportimeve nga The Sun, një deklaratë nga FA shpjegoi:

“VAR do të përdoret në FA Cup të sezonit 2024-25 vetëm nga raundi i pestë e më tej. Është rënë dakord që VAR do të zbatohet për çdo ndeshje nga raundi i pestë deri në finalen në Wembley, por nuk do të përdoret në raundin e tretë dhe të katërt”.

“VAR është përdorur më parë në FA Cup vetëm për ndeshjet në Wembley dhe në stadiumet e Premier League për shkak të infrastrukturës, stafit dhe kostove të nevojshme për funksionimin e tij”, vazhdoi deklarata.

“Ky vendim siguron që të ketë një qasje të barabartë në arbitrim për të gjitha klubet që marrin pjesë në të njëjtën fazë të kompeticionit”./IndeksOnline/