75 Mall Live Search
12:55 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / L A

Doris Pack, qytetarja e nderit e Vitisë dhe Podujevës kërkon mbështetje për Jehona Lushaku Sadriu

Mikja e Kosovës, Doris Pack ka dalur në përkrahje të kandidatës për deputete nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Pack me anë të një video ka thënë se Lushaku-Sadriu përfaqëson një gjeneratë të re grave politikane, duke shtuar se ajo ka një vizon për progresin e institucioneve të Kosovës.

“Përshëndetje, unë jam Doris Pack, që nga viti 1989 një mike e kahershme e Kosovës dhe një mbështetëse e madhe e kosovarit të madh Ibrahim Rugova. Gjithashtu, si qytetare nderi e Vitisë dhe Podujevës, dua t’ju drejtohem sot para zgjedhjeve, sepse jam e interesuar për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe dua të shpreh mbështetjen time të fortë për një kandidate, më saktë Jehona Lushakun.” – ka thënë ajo.

Mikja e Kosovës ka thënë se Lushaku-Sadriu është e përkushtuar por edhe e aftë ta sjellë Kosovën më pranë vendit të saj të merituar në zemër të familjes evropiane.

“Ajo përfaqëson një gjeneratë të re politikanësh, të grave, që kuptojnë sfidat që i presin përpara, por gjithashtu shohin mundësitë. Vizioni i saj për Kosovën është një vizion i progresit, transparencës dhe institucioneve të forta që u shërbejnë qytetarëve. Ajo jo vetëm që është e përkushtuar, por edhe e aftë ta sjellë Kosovën më pranë vendit të saj të merituar në zemër të familjes evropiane. Më shumë se kurrë, Kosovës i duhen liderë që qëndrojnë fuqishëm për demokracinë, për vlerat demokratike dhe që shtyjnë përpara reformat për integrimin në BE. Besoj se Jehona Lushaku është personi i duhur për ta bërë këtë. Dhe për këtë arsye, ju inkurajoj të votoni për të. Me dashuri! Faleminderit.” – ka thënë ajo në këtë video.

Lushaku-Sadriu garon me numrin 9 në listën e LDK-së.