75 Mall Live Search
09:34 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Voton kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Mitrovicës.

Hamza ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij.

Në këtë qendër të votimit pritet të votojnë 5885 persona me të drejtë vote.

IndeksOnline ka siguruar pamjet teksa voton kandidati për kryeministër.