Hamza thirrje qytetarëve që të votojnë: Jam optimist për këto zgjedhje

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka votuar në Mitrovicë, në qendrën e votimit në “Andon Zako”.
Bashkë me Hamzën, ishte edhe bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e tij.
“Unë bashkë me bashkëshorten, vajzat dhe djalin e shfrytëzuam drejtën e votës. I lus të gjitha qytetarët që ta shfrytëzojnë ketë të drejt. Sovrani vendos, qytetarët votojnë. Jam optimist për këto zgjedhje”, tha Hamza.