Forcat e sigurisë mbi Urën e Ibrit, qytetarët votojnë të qetë

Karabinierët italianë, së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, janë vendosur mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë për të garantuar sigurinë gjatë procesit zgjedhor.
Situata është e qetë dhe qytetarët e të dy komunave po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar pa ndonjë incident.
Autoritetet janë të angazhuara për një proces të rregullt dhe të sigurt zgjedhor.