75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / Z S

Mbi 1000 gjoba brenda një jave në rajonin e Ferizajit

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 03 – 09.02.2025, janë shqiptuar 1,091 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 6 patentëshoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 33 aksidente, ku 14 aksidente me lëndime, 19 me dëme materiale./Indeksonline/