75 Mall Live Search
23:31 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / L A

Nuk i mjafton Mallorcës goli i Muriqit, barazon ndaj Osasunës

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi i është rikthyer golit në La Liga.

Prizrenasi, arriti të shënoi golin e tij të parë për këtë vit duke shënuar me sukses nga 11-metërshi në minutën e 80-të.

Mirëpo mu në fund të ndeshjes Osasuna, barazoi rezultatin me anë të Boyomos duke bërë shifrat në 1-1.

Mallorca, mbetet në pozitën e 10-të në La Liga me 31 pikë, aq sa kundërshtari i sotëm Osasuna, e cila mbetet në pozitën e 9-të./IndeksOnline/