75 Mall Live Search
09:02 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / L A

Donçiq shkëlqen në debutimin e tij me Lakers-at

Basketbollisti slloven, Luka Donçiq është kryefjala e NBA-së këtë sezon.

E gjithë kjo vjen pas shkëmbimit të bujshëm mes Los Angeles Lakers-ave dhe Dallas Mavericks-ave, ku shihte Donçiqin të lëvizte te Lakers-at dhe Anthony Davis te Mavericks-at.

Slloveni, ka bërë edhe debutimin e tij të shumëpritur në ndeshjen ndaj Utah Jazzit, i cili kishte shënuar 14 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime.

Ndeshja mes Los Angeles Lakers-ave dhe Utah Jazzit, përfundoi me rezultat 113-132, që u zhvillua në “Crypto.com Arena”./IndeksOnline/