75 Mall Live Search
10:08 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / L A

Flet Vinicius Jr-i: Dëshira ime është të qëndroj këtu për një kohë të gjatë

Ylli brazilian, Vinicius Jr-i pa dyshim është ndër yjet kryesor të Real Madridit.

Mbrëmë ai bëri asistimin që i dha Real Madridit fitoren 2-3 ndaj Manchester Cityt në “Etihad”.

Ditë më parë kishte zëra për largimin e tij me skuadrat nga Arabia Saudite që iu vunë pas brazilianit.

Mirëpo është vetë Viniciusi, ai që konfirmoi se dëshiron të qëndrojë dhe të nënshkruajë kontratën e re me Realin.

“Po flasim për kontratë të re. Dëshira ime është të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, të bëj histori për Real Madridin”. “Dëshiroj të qëndroj gjithmonë e më gjatë! Shpresoj që në ditët në vijim të zgjidhim gjithçka për të qëndruar për një kohë të gjatë”, u shpreh Viniciusi.

Braziliani, këtë sezon ka bërë 30 paraqitje ku ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 11 asistime për “galaktikët”./IndeksOnline/