75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / mp

Arrestohet një person në Vushtrri, i dehur shtiu me armë zjarri në një lokal

Është arrestuar një person në fshatin Stanovc i Epërm në Vushtrri, pasi ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Policia ka njoftuar se pas një pune operative është ndaluar i dyshuari dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një sasi e kokainës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ai në gjendje të dehur kishte shtënë me armë në një lokal dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë”.

“Pas një pune operative është ndaluar i dyshuari dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.3 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në këndellje”, thuhet në raportin e policisë.