Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjilan, intervenojnë FSK-ja dhe KFOR-i

Në Partesh të Gjilanit është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Rastin në polici e ka raportuar një ankues, i cili gjeti mjetin dje rreth orës 12:00, shkruan IndeksOnline.
Policia bën të ditur se zona është siguruar deri në arritjen e njësiteve për deminim të FSK-së dhe të KFOR-it.
Mjeti i dyshimtë është tërhequr pa ndonjë incident./IndeksOnline/