Shtetit i kushtojnë 1.9 milionë euro 80 Peugeot me qira, 2024-she

80 vetura Peugeot 308-she, të serisë më të re të prodhimit, po i kushtojnë shtetit 1 milion e 920 mijë euro.
Në marrëveshjen e arritur mes Agjencisë Qendrore të Prokurorimit dhe kompanisë “Mercom Auto SHPK”, thuhet se veturat do të jenë në shfrytëzim për nevojat e institucioneve të Kosovës, për 60 muaj – se për cilat institucione, nuk bëhet e ditur.
Kontrata e hyrë në fuqi më 4 shkurt, do të zgjasë deri më 14 maj të vitit 2030, shkruan IndeksOnline.
Sipas marrëveshjes, për secilën veturë do të paguhen nga 400 euro qera për muaj, me kushtet e parashtruara si në vijim: veturat duhet të jenë të reja, timoni duhet të jetë në anën e majtë, dritat duhet të përkojnë me standardet evropiane dhe gomat duhet të jenë të sezoneve në datat që kërkohen me ligj.
Kontraktuesi, në këtë rast, obligohet të bëjë kontrollimin teknik, sigurimin, regjistrimin dhe servisimin e rregullt të veturave.
Këtu mund të lexoni dokumentin e plotë: