Ambasada e Kosovës në Londër feston 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Londër organizoi një mbrëmje për të festuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se kjo mbrëmje e veçantë u pasurua me pjesëmarrjen e një numri të madh të trupit diplomatik të akredituara në Londër, përfaqësues të Oborrit Mbretëror, anëtarë të “House of Lords” dhe “House of Commons”, si dhe diasporës nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.
“Ambasadori Ilir Kapiti mbajti një fjalim para të pranishmëve, theksoi rëndësinë e misionit diplomatik të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, lidhjet e forta mes dy vendeve dhe përkushtimin për të avancuar më tej këtë bashkëpunim”.
“Këtë ceremoni festive e bëri edhe më të veçantë performanca e jashtëzakonshme e artistes tonë të mirënjohur Rona Nishliu, e cila me zërin dhe interpretimin e saj magjepsi të gjithë të pranishmit”, thuhet në njoftim.
Thank you to everyone who joined us last night to celebrate our 17th anniversary of Independence Day. Your presence made it memorable. pic.twitter.com/05cDlbQiCW
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) February 12, 2025